Procedura për prokurorin e ri fillon të martën




Në seancën e radhës të Qeverisë, e cila do të mbahet të martën, në rend dite do të vendoset propozim vendimi me të cilin Qeveria do t’i propozojë Kuvendit që të bëj shpalljen e konkursit për emërimin e prokurorit të ri Publik, pas çka vijojnë dhe procedurat e tjera ligjore deri në zgjedhjen dhe emërimin e tij.

 

Qeveria e Maqedonisë në seancës e radhës e caktuar për të martën, 22 gusht do vendos në rend dite propozim vendim me të cilin do t’I propozojë Kuvendit të Maqedonisë që të bëj shpalljen për emërimin e prokurorit Publik. Parlamenti I Maqedonisë, pas kësaj duhet të shkruaj shpallje për kandidatët për Prokuror Publik në Gazetën Zyrtare dhe më së paku në dy gazeta ditore nga të cilët njëri patjetër të jetë në gjuhën shqipe. Afati për paraqitjen e kandidatëve është 15ditë nga publikimi I konkursit në gazetën zyrtare- tha zëdhënës i Qeverisë Mile Boshnjakovski.

 

Deri në emërimin e zëvendësit të Zvërlevskit, sipas radhitjes vjetore, prokurorja Liljana Spasovska do të kryej detyrën e prokurorit Publik. Nga prokuroria Publike kumtuan se Spasovska është vendosur si nënkryetare në rast të pengesave apo mungesës së prokurorit publik shtetëror.

Deri në emërimin e zëvendësit të Zvërlevskit, sipas radhitjes vjetore, prokurorja Liljana Spasovska do të kryej detyrën e prokurorit Publik. Nga prokuroria Publike kumtuan se Spasovska është vendosur si nënkryetare në rast të pengesave apo mungesës së prokurorit publik shtetëror.

Ndërkohë gara për të zënë funksionin e Prokurorit Publik veçmë ka filluar. Ndër emrat më të përfolur që do e zëvendësojnë Zvërlevskin janë avokatë dhe ish prokurorë, ndër të cilët edhe ish prokurori Aleksandar Nakov, Zvonko Davidoviç dhe Aleksandar Tortevski të cilët kandidimin e tyre për Prokuror Publik e publikuan në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale.

Gjatë paradites së sotme, Këshilli i prokurorëve Publik dorëzoi deri në Qeveri arsyetimin e tyre për shkarkimin e Zvërlevskit, në të cilin ndër të tjera thuhet se shkarkimi i Zvërlevskit erdhi edhe si pasojë e sjelljes dhe veprimeve të tij përmes së cilave ka treguar se nuk është në gjendje ta kryej funksionin e tij, për shkak të mos parashtrimi të kërkesës për inicimin e procedurave penale për raste të parapara me ligj dhe për shkak të shkatërrimit të reputacionit të funksionit./Alsat-m/




Be the first to comment

Leave a Reply