Prokuroria çon në gjykatë ish deputetin e LSI-së, Shkëlqim Selami




Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dërgon në gjykatë (21 mars 2018) dosjen ndaj ish deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Shkëlqim Selami

Ai akuzohet për “Falsifikim të vulave, stampave dhe formulareve” parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.

Selamit iu hoq mandati dhe u hetua në kuadër të ligjit për dekriminalizimin pasi u zbulua se në vetëdeklarim kishte fshehur faktin se ishte arrestuar në vitin 2006 në Itali.

Nga kqyrja e formularit te vetedeklarimit te te pandehurit, vihet re se ky shtetas i eshte pergjigjur me “JO” pyetjes nese eshte caktuar ndaj tij ndonjehere ndonje mase shtrenguese e sigurise personale ne fuqi, ose jo.

Referuar dokumentacionit te administruar ne pergjigje te leterporosise se autoriteteve italiane te drejtesise, rezulton e provuar se: I pandehuri eshte arrestuar ne vitin 2006 ne ekzekutim te mases se sigurimit “arrest me burg”, leshuar nga Gjykata e Brindizit ne vitin 1994, per vepren penale te “Pjesemarrjes ne organizate kriminale me qellim emigracionin klandestin”. Ne date 06.09.2006 masa e sigurise eshte hequr dhe ne date 07.02.2007 Gjykata e Brindizit ka dhene vendimin per shuarjen e vepres penale”

Dekriminilizimi dhe vetëdeklarimi

Kuvendi i Shqiperise me date17.12.2015 ka miratuar ligjin me nr.138 “Per garantimin e integritetit te personave qe zgjidhen, emerohen, ose ushtrojne funksione publike. Ne zbatim te ligjit te sipercituar, Shkëlqim Selami ne cilesine e deputetit te Republikes se Shqiperise, ka qene i detyruar te plotesoje “Formularin e vetedeklarimit” me ane te te cilit duhet te deklaronte ekzictencen ose jo te shkaqeve per te kandiduar, per te mos u zgjedhur, ose emeruar. ”

Provat e prokurorise

Ne kushtet kur kemi te bejme me

1) Nje vendim gjykate per caktim mase sigurimi te padeklaruar qe ka te beje me grupin e veprave te percaktuara ne sferen e nenit 2 pika 1 te ligjit “Per garantimin e integritetit te personave qe zgjidhen, emerohen, ose ushtrojne funksione publike”, per te cilin personi nen hetim ka marre dijeni pasi ketij personi i eshte dhene nje kopje ne momentin qe eshte ekzekutuar kjo mase.

2) Me nje vendim qe Gjykata e Brindizit nuk eshte shprehur per pafajsi sikurse ka deklaruar personi nen hetim per te cilin personi nen hetim ka dijeni, per arsye se dy avokatet qe e kane perfaqesuar ne kete gjykim, kane qene avokate te zgjedhur nga vete ai,

Arrihet ne perfundimin se keto dy rrethana kane qene te detyrueshme per t’u deklaruar nga i pandehuri si rrethana te cilat kane te bejne me shkaqet e parashikuara nga ligji per vazhdimin ose jo te funksionit.

Lexoni me shume: Te gjitha lajmet per ish deputetin Shkelqim Selami




Be the first to comment

Leave a Reply