Prokuroria kërkon që Limaj të shpallet fajtor në rastin “Bellanica”




Në Gjykatën Themelore të Gjakovës po vazhdon gjykimi i Fatmir Limajt, në lidhje me veprën penale për krime lufte.

Prokurorja e PSRK-së Drita Hajdari, tha se qëndron në tërësi prapa aktakuzës së ngritur nga ana e saj.

Ajo tha se prokuroria konsideron se përgjegjësia konsiston me përgjegjësinë komanduese të Fatmir Limajt, në raport me vrasjen e dy civilëve, Ramiz Hoxha dhe Selman Binishi, më dy tetor të vitit 1998.

Hajdari deklaroi se ligjet ndërkombëtare dhe ato të brendshme nuk lejojnë që të vriten dy civilë dhe të mos përgjigjet askush. Sipas saj tendenca për të fshehur krimet prapa një lufte të drejtë nuk paraqet asgjë pos për të ikur nga përgjegjësia individuale.
“Perceptimi i gjithë fshatit Bellanic është se Ramiz Hoxhen dhe Selman Binishjn i vranë njerëzit e UCK-së. Naim Maloku tregoi një indiferencë totale ndaj atij krimi, të njëjtën indiferencë e treguan edhe eprorë të lartë të UÇK-së, Azem Syla, Bislim Zyrapi dhe Jakup Krasniqi” u shpreh Hajdari.

Përderisa propozoi që i akuzuari Fatmir Limaj të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, prokurorja tha se ky i fundit në rastin kritik nuk ndërmori asnjë veprim për parandalimin e krimit, për të cilin kishte dijeni se ishte duke ndodhur, si dhe pas përfundimit nuk bëri asnjë veprim për zbulimin e kryesve të krimit.




Be the first to comment

Leave a Reply