Prokuroria Themelore sot do të ngrit aktakuzat për 27 prillin




Prokuroria Themelore Publike sot do të dorëzojë aktakuzat për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit në Kuvedin e Maqedonisë, ku protestues të dhunshëm sulmuan deputetët dhe gazetarët.

Kryeprokurori Ljubomir Joveski, dje në një intervistë për Alsat-M tha se do të dalin me konferencë për shtyp dhe do të japin detaje, përcjell Telegrafi Maqedoni. Të dyshuarit për këto ngjarje do të akuzohen për veprën “terrorizëm”, ndërsa mes tyre janë edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së, Krsto Mukoski, Sasho Vasilevski, Johan Tarçullovski dhe Ljuben Arnaudov, si dhe anëtari të Komitetit Ekzekutiv të kësaj partie, Bogdan Ilievski.

Përveç tyre për të “enjten e përgjakshme” dyshohen edhe organizatorët e protestave “Për Maqedoni të përbashkët”, Igor Durllovski dhe Boris Damovski, si dhe ish-ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov.




Be the first to comment

Leave a Reply