Prokurorja Nikëhasani: Më gjeni një dosje me probleme, po të isha e korruptuar nuk bëja 14 vjet Tiranë-Shkodër




Prokurorja e Apelit të Shkodrës, Besa Nikëhasanaj, e quan të padrejtë vendimin e KPK-së. Edhe pse ironizoi me duartrokitje dhe buzëqeshje brenda sallës së gjyqit, jashtë saj shfaqi tension, mllef dhe zhgënjim.

Besa Nikëhasani: “Kam lënë fëmijët në gjumë dhe i kam gjetur në gjumë”.

Një gazetar ndërhyn dhe i thotë: Qetësohu, ke dhe një apelim mbrapa.

Besa Nikëhasani: Ti do më tregosh apelimin, ti do më tregosh. 25 vjet kam bërë apelime, rekurse, të gjitha i kam bërë.

E indinjuar ajo tha per gazetaret se ka punuar me përkushtim dhe nuk ka shkelur asnjëherë ligjin, madje shton se nuk ka asnjë llogari kursimi

“Ju siguroj nuk e kam shkelur ligjin në jetën time. Nuke di cfarë prokurorësh duhen?! Jam përkushtur punës duke i lënë fëmijët të rriten vetë. Jam e pastër. Nuk kemi një llogari kursimi, vetëm blej paguaj. Nuk kemi një lloj llogarie kursimi nuk është e drejt. Po të mos isha me integritet nuk do të kandidoje në KLP”

E bindur në pastërtinë dhe integritetin e figurës së saj, Prokurorja e Apelit të Shkodrës tha se do të ndjekë rrugën ligjore deri në Strasburg teksa sfidoi drejtësinë shqiptare ti gjejnë një dosje ku ka shkelur ligjin.

Prononcimi për gazetarët

Besa Nikëhasani: 22 vjeçe kam bërë punën e prokurores, jam përplasur me 1000 kriminelë.

Pyetje: Në seancën e shkuar deklaruar se keni besim në proces.

Besa Nikëhasani: Si nuk kam besim moj, kam qenë nga ata që kam thënë duhet vettingu se na vinte zot me thënë ku punon nga X dhe Y që nuk kam punë me to. ILDKPI më ka nxjerrë siç janë të gjitha letrat, ne kemi filluar me deklaru pasurinë në 2003. Të betohem, unë kam deklaruar vetëm rrogën time sepse nuk e kam ditur në fillim se duhet të deklarohet gjithçka çfarë ke. Që në 2004 kam deklaruar shtëpi e pa hipotekuar në Lezhë.Të gjithë deklaratat e pasurisë e kanë këtë adresë, këta thonë nuk e ke pasur atë shtëpi. Ok nuk e kam shtëpinë. Po mirë, 10 dynym tokë të bashkëshortit në fshatin Rrilë shkoni dhe shikoni. Shtëpinë që e ka shitur aty është. Ku i çova lekët e shtëpisë dhe tokës? Ose më gjeni ku i çova lekët ose ajo shtëpi është e imja.

Është prishur shtëpia dhe është bërë pallati 90 hyrje nga 8 hyrje, unë kam përfituar një ambjent dhe një shumë të caktuar për të blerë një dhomë e kuzhinë për të futur plaçkat. Me shku tek Zoti, këtu dhe në hënë 100 vjet unë kurrë nuk jam e korruptuar, pastërtinë e figurës kurrë nuk e kam shkelur. Më gjeni një dosje që kam bërë një shkelje. Do të ndjek rrugën ligjore, do vazhdoj apelimin se është e drejta ime. Jam shumë kurioze të di se çfarë arsyetojnë në vendim. Pse nuk merret dhe pastërtia e figurës dhe ana profesionale? Nëse unë kam pasuri të pajustifikuar nga e mora unë kur nuk kam shkelur një herë të vetme ligjin, kam punuar me përkushtim dhe ndershmëri. Kam 14 vjet që shkoj nga Tirana në Shkodër, po të isha nga të korruptuarat isha si gjithë dynjaja në Tiranë.

Pyetje: Do shkoni në Prokurorinë e Shkodrës?

Besa Nikëhasani: Isha e komanduar. Si të shkoj, me dhënien e këtij vendimi unë pezullohem nga detyra deri në dhënien e vendimit të Gjykatës së Apelit.Nuk e di çfarë prokurorësh duhen? Ju siguroj nuk e kam shkelur ligjin në jetën time. Kam pasur vetëm një vit në Gjykatën e Apelit Shkodër kur ka qenë Ina Rama kryeprokurore, 43 vrasje për një vit kam përfaqësuar shtetin në Gjykatën e Apelit. Çfarë të them unë më? Kam punuar ditë dhe natë, i jam përkushtuar punës duke lënë fëmijët e mi të rriten vetë.

Pyetje: Do ti drejtohesh Strasburgut?

Besa Nikëhasani: As nuk bëhet fjalë që rrugën ligjore do ta ndjek deri në fund sepse jam e pastër. Në 2002, me 22 në shtator është dosja në komisariatin e Lezhës, më kanë vënë tritol tek makina. Bashkëshorti ka qenë pa punë 7 vjet. Kam ikur nga ajo shtëpi vetëm se është tremb djali. Këta thonë ke fuoristradë. Me çfarë të shkoj në Shkodër unë, me një makinë Golf të më hedhin në kanal dhe të lë fëmijët rrugëve? Me sakrifica i blej. KPK pse nuk e sheh që jam 47 vjeçe, 50 e ca bashkëshorti dhe një llogari kursimi nuk e kemi vetëm blej-paguaj. Shkoni verifikoni. Është e drejtë kjo? Po pse do të kandidoja për KLP po të mos kisha integritet? Do pres vendimin, nuk e e prisja t’ju them të drejtën. Nuk ma kishte marrë mendja të shkarkohem si prokurore kur nuk kam shkelur ligjin kurrë.




Be the first to comment

Leave a Reply