Presidenti Trump publikon karikaturën ku treni godet gazetaren e CNN




Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka publikuar në rrjetin Twitter karikaturën, ku duket treni duke goditur reporterin e CNN, por të cilën ai shumë shpejt e ka shlyer nga llogaria e tij, transmetojnë mediat e huaja.

Trump kishte postuar një karikaturë në të cilën tregohet njeriu me logon e CNN, në drejtim të të cilit qarkullon treni me mbishkrimin “Treni i Trumpit”, që është simbol i përkrahësve të tij.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha për NBC, se karikatura me mbishkrimin “Lajmet e rreme nuk mund të ndalin trenin e Trump”, është publikuar rastësisht dhe është larguar sapo është vërejtur.

Trump aktualisht ndodhet në Nju Jork, ku që dy ditë po zhvillohen protesta kundër ardhjes së tij dhe në shenjë mbështetjeje ndaj viktimave të racizmit.

 




Be the first to comment

Leave a Reply