Protestë e mjekëve në Kanada: Na ulni rrogën




Më shumë se 500 mjekë dhe rreth 150 studentë të Mjekësisë në Kanada kanë nënshkruar një letër ku kundërshtojnë për rritjen e pagave. “Ne besojmë në një sistem të fortë publik ndaj kundërshtojmë rritjen e fundit të pagave të negociuar nga federatat tona mjekësore”, thuhet në letër.

Ata gjithashtu shprehen se ndihen të ofenduar për këtë rritje rroge në një kohë kur infermierët dhe pacientët janë në luftë të vazhdueshme me vështirësitë e sistemit shëndetësor.

Letra vijon më tej: “Kjo rritje page është tronditëse, sepse infermierët dhe nëpunësit e tjerë përballen me kushte shumë të vështira pune, ndërsa pacientët tanë kanë mungesë të shërbimeve, për shkak të shkurtimeve drastike të viteve të fundit dhe centralizimit të pushtetit në Ministrinë e Shëndetësisë”.




Be the first to comment

Leave a Reply