Protestë në Shkup kundër rikualifikimit të lëndës “Almiri”




Sot në Shkup është paralajmëruar një protestë qytetare kundër rikualifikimit të veprës në rastin e vogëlushit, Almir Aliut. Protesta më saktë do të mbahet te ‘Ura e Gurit’ në qendër të Shkupit në orën 14:00.

Protesta do të mbahet nën moton, “Prokurorët vrasin Almirin për herë të dytë”, ndërsa ky hap vjen pasi pala e prokurorëve maqedonas kërkon rikualifikimin e rastit nga “vrasje” në “aksident trafiku me pasojë vdekjen”. Kurse pala shqiptare kërkon që rasti të mbetet kualifikimi si vepër penale “vrasje”, ku i akuzuari i vetëm është Boban Iliq.

Edhe partitë shqiptare thonë se një gjë e tillë, do të pasqyronte gjendjen e mjerueshme të organeve të drejtësisë në Maqedoni. Nga BDI-ja këmbëngulin në fajësinë e dorasit duke pasur parasysh dëshmitë siç janë video materialet ekzistuese. Ndërsa, Aleanca për Shqiptarët thonë se mungesa e drejtësisë vihet në pah kur bëhet fjalë për rastet ku janë të përfshirë shqiptarët. Ata kërkojnë nga Qeveria që të përkushtohet në zgjidhjen e drejtë të rastit në fjalë dhe të gjithë proceseve tjera gjyqësore. Kurse nga nga Lëvizja Besa thonë se fjala “Reforma në drejtësi” nuk do të kishte kuptim po të rikualifikohet




Be the first to comment

Leave a Reply