Prova e parë është ‘OK’, Solari flet pas debutimit me Realin




Aventura e Santiago Solarit në krye të stolit të Real Madridit nisi me sukses, me fitoren 4-0 ndaj ekipit modest të Melilla në sfidën e vlefshme për Kupën e Mbretit, shkruan Syri.net.

Në fakt, kjo nuk mund të quhet një provë për teknikun e ri, i cili do të ketë një detyrë mjaft të vështirë që ta ngrejë skuadrën aty ku i takon. Solari u duk i kënaqur me fitoren e parë, teksa u shpreh: “Nuk më pëlqen të vlerësoj me nota, por në përgjithësi ekipi luajti shumë mirë. Luajtëm me dëshirë dhe vendosmëri dhe kjo u pa në rezultatin përfundimtar”, tha fillimisht argjentinasi.

“Nuk mund të kërkoj më shumë, sepse kjo është rruga që duhet të ndjekim. Vendosmëria nuk është për mua, por për fanellën, për klubin, për tifozët. Me këtë vendosmëri duhet të vazhdojmë”, përfundoi Solari.




Be the first to comment

Leave a Reply