PS: Prokuroria të nisë hetimet për video përgjimin e Agron Xhafës




Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla i kërkon prokurorisë të nisë hetime kryesisht lidhur me video përgjimin e publikuar nga PD ku sipas demokratëve vërteton se vëllai i Agron Xhafës është i përfshirë në trafik droge

“PD pretendon se materiali audio është autentik, nëse kemi të bëjmë me një material të tillë atëherë Agron Xhafa është i implikuar. Por a është material autentik, provë apo inskenim i radhës në përpjekje për të baltosur këdo që u del përpara me qëllim bllokimin e çeljes së negociatave dhe për të bllokuar drejtësinë e re?”

Kësaj pyetje mund ti japë përgjigje vetëm prokuroria.

Prokuroria nuk duhet tia lërë çështjen akuzatorëve por të nisë hetimet kryesisht. Për ne askush nuk është më mbi ligjin.

“Prokuroria nuk duhet tia lërë cështjen akuzatorëve por të nisë hetimet kryesisht. Për ne askush nuk është më mbi ligjin. Prokuroria të mos humbë asnjë minutë. Ne presim të mësojëm të vërtetën. Ose të ndëshkohet i akuzuari ose akuzuesit nëse janë regjisorë të kësaj shfaqje me zë por pa figurë




Be the first to comment

Leave a Reply