Pse nuk duhet ta pastroni beben tuaj me letra të lagura




Letrat e lagura gjenden në kuzhinën apo çantën e shumicës nga nënat, kështu, si rezultat i kësaj, edhe pastrimi i ndonjë pjese të trupit të foshnjës është mjaft prezent.

Por, hulumtimet e fundit tregojnë se letrat e lagura janë të rrezikshme për shëndetin e fëmijës, pasi që në vetë përmbajnë një komponent kimik, i njohur si metilsotiazolinon, i cili shkakton irritime dhe kruajtje kur kontakton me lëkurën.

Një profesor nga Universiteti i Konektikatit, i departamentit të dermatologjisë dhe pediatrisë, Dr. Mary Wu Chang ekperimentoi mbi këtë çështje te fëmijë të ndryshëm dhe u intrigua nga rezultatet.

Një vajzë e vogël 8 vjeçare kishte të kruajtura në pjesën e të pasmeve si dhe në pjesën rreth gojës. Pas analizave të shumta dolën në përfundim se letrat e lagura ja kishin shkaktuar këtë acarim lëkure.

Një rast tjetër në Belgjikë, një burrë pësoi një reaksion të rrezikshëm pikërisht nga përbërësi që ndodhej tek letrat e lagura. Të gjithë fëmijët që kishin të njëjtat komplikacione pasi ndaluan së përdoruri letrat e lagura dhe simptomat që kishin u zhdukën.

Dermatologia, Dr.Ellen Frankel thekson se:

“Gjithmonë u them prindërve që në asnjë mënyrë të mos i përdorin letrat e lagura për fëmijët e tyre. Ka shumë kimikate tek ato dhe mund të vazhdojnë ta irritojnë akoma më shumë lëkurën”.

Ju sugjerojmë që gjithmon t’i lexoni etiketat që ndodhen mbrapa letrave të lagura dhe shikoni me vëmendje nëse methylisothiazolinone ndodhet aty




Be the first to comment

Leave a Reply