PSP kryen kontrolle në kabinetin e Vlladimir Pançevskit




Për momentin në kabinetin e Vlladimir Pançevskit, ish-kryetar i Gjykatës Penale, Prokuroria Speciale dhe Ministria e Punëve të Brendshme, po kryejnë kontrolle.

Sipas Nova TV, kontrolle ka edhe në shtëpinë e tij, por akoma nuk dihet se cila është lënda e kontrolleve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pançevski për katër vite ka qenë kryetar në Gjykatën Penale, ndërsa sipas listës së pronësisë të dorëzuar në Komisionin për antikorrupsion, ai është gjykatësi më i pasur në vend.

Pançevski në vitet e kaluar, pasi u formuar PSP-ja zakonisht është akuzuar si ndihmues i pushtet dhe pengues në rastet e PSP-së.




Be the first to comment

Leave a Reply