Publikohen pamje të tjera nga aksidenti i tmerrshëm në Komoran




Sonte ndodhën dy aksidente me fatalitet në rrugën Prishtinë-Pejë, afër Komoranit, ku pas pak kohësh në rrjete shoqërore janë publikuar pamjet të ndjeshme nga këto dy aksidente.

Sipas informacioneve të para të Policisë, në fillim ka ndodhur një aksident gjatë të cilit shoferi ka humbur kontrollin mbi veturën e tij duke u vetaksidentuar.

Në këtë aksident kanë humbur jetën dy persona.

Pak minuta më vonë, sipas Policisë, në afërsi të vendit ku ka ndodhur aksidenti i parë janë ndeshur një kamion dhe një autoambulancë.

“Raportohet se edhe në autoambulancë një person ka humbur jetën”, ka njoftuar Policia.

Njësitet policore dhe të emergjencës kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme në vend të ngjarjes për të identifikuar rrethanat se si kanë ndodhur të dy rastet.

Për këto raste është njoftuar edhe prokurori dhe hetimet janë në proces.




Be the first to comment

Leave a Reply