Qetësohen gjakrat: Trump përgëzon Kim Jong-Un në Twitter




Presidenti amerikan Donald Trump ka përgëzuar liderin e Koresë Veriore Kim Jong-Un, duke thënë se ka marrë një vendim të fortë.

Trump tha se Kim ka sjellë një vendim shumë të arsyeshëm, duke shtyrë lansimin e raketave në drejtim të territorit amerikan Guam, gjë e cila shtoi tensionet ndërmjet dy vendeve dhe shtoi frikën nga një konflikt i mundshëm ushtarak.

“Alternativa do të ishte e papranueshme dhe katastrofale”, ka thënë  Trump.

Ndryshe, presidenti Trump deklaroi më herët se SHBA-të do të përgjigjen me zjarr dhe zemërim kundër Koresë Veriore, nëse kjo e fundit do të shkrepte raketat e rangut të mesëm, të parapara të godisnin në afërsi të ishullit Guam, transmeton KosovaPress.




Be the first to comment

Leave a Reply