Qeveria e Maqedonisë pret përgjegjësi nga anti-korrupsioni për rastin e keqpërdorimit të buxhetit




Në lidhje me raportimet për korrupsion brenda Komisionit për anti-korrupsion, Qeveria thotë se edhe këtu duhet të ndërmerret përgjegjësi për t’u ndjekur parimi i tolerancës zero për korrupsion.

Qeveria konsideron se harxhimi i arsyeshëm i buxhetit duhet të respektohet nga të gjithë funksionarët publik, ngjashëm si rasti me KSHZ-në, dhe me rastet tjera kur është dhënë përgjegjësi për harxhimet e paarsyeshme.

Përndryshe, në raportin e revizionit të DAP-it, është konstatuar se ka parregullsi në punën e Komisionit për anti-korrupsion, ku janë harxhuar para buxhetore, pa ndonjë arsye.




Be the first to comment

Leave a Reply