Qeveria miratoi platformën për dialogun Kosovë-Serbi




Qeveria e Kosovës miratoi sot platformën për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, tha se kjo platformë ka për qëllim përmbylljen e fazës finale të këtij dialogu.

“Besoj nga të gjitha reflektimet, ka ardhur koha që Qeveria t’i propozoj Kuvendit një platformë për dialogun dhe ata ta miratojnë si Rezolutë. Platforma ka disa pika që mund të jenë nene të Rezolutës. Kjo siguron proces të sigurt për të ecur përpara”, tha Haradinaj.

Ai tha po ashtu se me këtë platformë i bëhet thirrje të gjitha partive politike që të jenë unike në këtë proces.

Ndërsa, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka thënë se kjo platformë i ka tri qëllime.

Sipas tij, kjo platformë flet për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, anëtarësim e Kosovës në OKB si dhe sqaron raportin me Bashkimin Evropian (BE).

“… Ky tekst i përfshin të gjitha ato që pret Kosovë në një dialog të tillë”, ka thënë Hoxhaj.




Be the first to comment

Leave a Reply