Qeveria njofton: Asnjë ministër nuk guxon të shfrytëzojë veturat zyrtare gjatë fushatës zgjedhore, madje as kryeministri




Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, si dhe  të gjithë ministrat tjerë të Qeverisë, nuk do ti shfrytëzojnë veturat zyrtare gjatë fushatës parazgjedhore, njoftojnë nga Qeveria, përcjellë Zhurnal.

Nga Qeveria njoftojnë se ministrat si dhe kryeministri, do të mund të marin pjesë në aktivitetet partiake  vetëm pas përfundimit të orarit të punës.

Nga Qeveria gjithashtu njoftojnë se në vizitat në Resnjë, Manastir dhe Demir Hisar, kryeministri Zaev ka shfrytëzuar veturën private.

Qeveria solli deklaratë për zgjedhje të lira dhe fer, ndërsa miratoi edhe udhëzim precis për mënyrën e sjelljes të kryeministrit, ministrave në Qeveri, dhe të gjithë funksionerët tjerë shtetëror për ndalimin e shfrytëzimit të resurseve shtetorëre si vetura, pajisje etj, gjatë kampanjës zgjedhore




Be the first to comment

Leave a Reply