Edi Rama prezantoi në Asamblenë e Partisë Socialiste të gjithë ministrat e kabinetit të tij por përpara datës 4 shtator nuk do të mund të bëhet asnjë hap zyrtar.
Rregullorja e Kuvendit në nenin 42 të saj përcakton se seanca e parë parlamentare mblidhet të hënën e parë të shtatorit, çka kushtëzon ådo veprim të mëtejshëm institucional
Neni 96 i Kushtetutës sanksionon se Presidenti në fillim të legjislaturës emëron Kryeministrin me propozim të partisë fituese të zgjedhjeve.
Në asamble, socialistët në mënyrë unanime vendosët të propozojnë Edi Ramën si kryeministrin e ardhshëm.
Pas emërimit nga Presidenti, Kryeministri Edi Rama sipas nenit 97 të kushtetutës do të ketë 10 ditë kohë për t’i paraqitur kuvendit programin politik të këshillit të ministrave dhe përmbërjen e tij për miratim.
Pas miratimit në Kuvend, qeveria Rama 2 do të nisë punën për një mandat 4 vjecar.
Për sa i përket qeverisë, burime të Ora News konfirmojnë se ministrat nuk do të shkëputen nga mandati i deputetit, praktikë kjo e ndjekur nga Kryeministri Rama 4 vite më parë. /oranews/
Leave a Reply
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.