Qeveria: Xhezair Shaqiri do të kompenzohet për shkëputjen e kontratës! Shaqiri: Nuk dua asnjë kompenzim nga qeveria




I shumëpërfoluri në javën e kaluar, ish-deputeti Xhezair Shaqiri, i cili u emërua si këshilltar i jashtëm i Zaevit për aspekte të radikalizmit fetar, do të dëmshpërblehet nga Qeveria.
Pas shkrimeve në media, Shaqiri vendosi të tërhiqet nga ky post, respektivisht e shkëputi kontratën, me arsyetimin se nuk dëshiron ta dëmtojë rrugën e vendit në BE dhe NATO.
Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, konfirmoi për agjencinë “Meta”, se Shaqiri do ta merr kompenzimin në përllogaritje proporcionale me periudhën e kontratës që kishte. Por, ky i fundit ka deklaruar se nuk do pranojë asnjë kompenzim nga qeveria duke theksuar se nuk ka kryer asnjë ditë pune prandaj edhe nuk dëshiron asnjë kompenzim nga qeveria. “Mua dhe familjen time ka kush na furnizon. Më mjafton risku i Krijuesit për mua dhe familjen time” deklaroi Xhezair Shaqiri-Hoxha




Be the first to comment

Leave a Reply