Quinti-i i kërkon KQZ-së të mos certifikojë kandidatët e dënuar




Ambasadat e vendeve të Quint-it, Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, përmes një kumtese kanë përshëndetur bashkëpunimin dhe bashkërendimin mes Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK) dhe udhëheqëses së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në certifikimin zyrtar – për herën e parë ndonjëherë – të kandidatëve për zgjedhjet komunale duke përdorur raportet e gjykatave në shkallë vendi.

Vendet e Quint-it apelojnë te KQZ-ja që të diskualifikojë, në pajtim me ligjin e Kosovës, ata kandidatë për të cilët gjykatat kanë certifikuar dënimet përfundimtare në tri vitet e kaluara, transmeton Telegrafi.

“Hapi i parë në zgjedhjen e zyrtarëve të besueshëm dhe të përgjegjshëm është që të sigurohet se të gjithë kandidatët i plotësojnë kushtet minimale të besimit publik sipas ligjit”.

“Por, në zgjedhjet demokratike qytetarët e kanë fjalën e fundit. Qytetarët kanë fuqinë që të refuzojnë kriminalitetin dhe të kërkojnë që të kenë zyrtarë publikë që janë të aftë dhe të ndershëm”, thuhet në kumtesë.




Be the first to comment

Leave a Reply