Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Çairit do ti largojnë shitësit ambulant nga bit pazari




Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Çairit me mbështetje të esnafëve të Çarshisë së vjetër dhe Oda e tregtarëve të Republikës së Maqedonisë, do të lirojnë rrugët dhe trotuaret në Bit Pazar nga të gjitha pengesat që e pamundësojnë funksionimin normal.

Ndërsa zëdhënësi i Qytetit  të Shkupit, Valon Salihu tha për shitësit të cilët punojnë në tezgat ilegale, punojnë shumë që të përfitojnë mjete themelore për jetë.

“Për atë, në bashkëpunim me Tregun e Shkupit këtyre njerëzve do të ju sigurojmë që të ofrohen  në shfrytëzim tezga në kuadër të tregut në kushte të volitshme. Këto persona duhet që të nënshkruajnë marrëveshje më së voni deri më 5 prill. Ndërsa të gjithë ata që nuk do ta bëjnë atë dhe do të vazhdojnë që të shesin në rrugë ose trotuar do të dënohen në pajtueshmëri me ligjin nga inspeksionet kompetente. Ky hap është ndërmarrë me qëllim që të kthehen shitësit në çarshi dhe treg dhe të lejohet qasja më e mirë deri te tezgat dhe dyqanet. Sjellja e rendit në këtë vend do të thotë edhe siguri më të madhe dhe qytet më funksional”, përfundoi zëdhënësi i Qytetit  të Shkupit, Valon Salihu.

Përskaj urbanizimit në pjesën e Bit Pazarit, shtesë planifikohet që të rregullohet ndriçimi në Çarshinë e vjetër të Shkupit.




Be the first to comment

Leave a Reply