Rakiq për braktisjen e Qeverisë: Pas konsultimit me Vuçiqin, do të marrim vendimin përfundimtar




Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq i ka thënë Radio Televizionit të Serbisë se do të shqyrtojnë pjesëmarrjen e mëtejshme në qeverinë e Kosovës.

“Ne do të marrim një vendim të mençur, do të udhëhiqemi nga interesat e qytetarëve”, ka thënë Rakiç, shkruajnë mediat serbe.

Sipas mediave serbe, “dhuna dhe sulmi i forcave speciale të Kosovës i kanë shqetësuar serbët në veri të Kosovës”.

E Goran Rakiq ka thënë se “ky nuk ishte vetëm sulm brutal klasik por një sulm terrorist më shumë mbi popullin të paarmatosur serb”.

Reagimi i tij vjen pas arrestimit të drejtorit të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq nga njësia speciale e policisë së Kosovës në pjesën veriore të Mitrovicës.

Gjuriq pas arrestimit u dërgua në stacionin e policisë në Prishtinë dhe më pas është dëbuar për në Serbi.




Be the first to comment

Leave a Reply