Rama e takoi Macron




Kryeministri Edi Rama takoi paraditen e sotme presidentin francez Emmanuel Macron.

Në faqen e tij në facebook kryeministri postoi video nga momenti zyrtar i pritjes në pallatin Elysee.

Veç videos nuk ka ende njoftim zyrtar lidhur me këtë takim

Takimi i kryeministrit Rama me presidentin Macron vjen vetëm pak ditë përpara se Këshilli i Europës të japë qëndrimin e tij për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Franca është një nga skeptikët për zgjerimin e BE, ndërsa kryeministri Rama do t’i kërkojë Macron votën pro për Shqipërinë.




Be the first to comment

Leave a Reply