Rama flet për tarifën e Rrugës e Kombit: S’ka asgjë të pazakontë. S’ka formulë tjetër




Fjalën në Kuvend kryeministri Edi Rama ia kushtoi asaj që e quajti ‘tarifë” dhe jo “taksë” e Rrugës së Kombit.

Fillimisht e nisi duke sulmur opozitën.

Edi Rama: Debati mbi këtë temë nuk ia vlen është një debat që nuk ka dy anë që diskutojnë në rrugën e arsyes por ka një anë që ecën në rrugën e arsyes dhe një anë tjetër që si gjithmonë nuk mban përgjegjësi për atë që thotë.

 Ndërkohë që ia vlen shpjegimi patjetër pasi kjo është një eksperiencë e parë për vendin tonë që është u vetmi vend në Evropë dhe në rajon që deri më sot që nuk ka pasur asnjëherë një eksperiencë të tillë, i vetmi. Dhe për këtë arsye ia vlen shpjegimi.

Fajin e ka Berisha

Rama e nis me zanafillën: fajin e ka Berisha.

Edi Rama: Vendimarrja për të vendosur tarifën e ka zanafillën në vitin 2010 kur kryeministri i kohës ka marrë iniciativën për të hapur këtë proces që tha publikisht si radhë në karrierën e tij atë që sot si gjithmonë në karrierën e tij e mohon, ne e ndërtuam por për ta mirëmbajtur nuk e mirëmbajmë dot. 

Një rrugë e papërfunduar që deri tani ka gllabëruar 1.4 miliardë euro

Kryeministri tha se pamundësia e mirëmbajtjes ka sjellë degradim

“Pamundësia e mirëmbajtjes ka sjellë degradime të rëndësishme në atë aks gjatë gjithë këtyre viteve. Ne jemi dëshmitarë si herë pas herë por në mënyrë sistematike ekranet janë të mbushura me shfaqje të degradimit të atij aksi. Rrëshqitje dherash. Historiku është fare i qartë. Pasi qeveria e mëparshme e kuptoi që një rrugë e cila deri më sot, e nuk ka mbaruar i  ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë 1.4 miliardë procesi dështoi sepse nuk u ndërtua si duhet si të gjitha punët e qeverisë së mëparshme dhe në fund nuk u paraqit asnjeri”

Pjesa e LSI

Kryeministri thotë se qeveria e tij po vijon punën e minsitrave të Transportit të  LSI-se

Edi Rama: Më pas ne rimorëm procesin. Që në 2014 me urdhrin e nxjerrë nga ministri i Transporteve Zoti Haxhinasto dhe me fillimin e një pune që ka marrë 2 vjet kohë që është bërë me ekspertë vendas dhe ekspertizë ndërkombëtare për tu finalizuar në dhjetor 2016. 

Në dhjetor 2016 ky proces është përmbyllur dhe nuk ka pasur debate dhe këtu nuk llogarisim LSI-në. Se LSI dihet kur është në pushtet ka tjetër mëndje  kur është jashtë pushtetit ka tjetër mëndje për të njëjtën gjë. Po flas për të gjithë.

Më pas ne thjesht kemi ecur sipas procesit të nisur nga ministri i Transporteve Haxhinasto dhe i përmbyllur nga ministri i Transporteve Dervishaj për punën e tyre në këtë proces kanë të gjithë respektin e merituar sepse është bërë një punë shumë profesionale.

S’ka asgjë të pazakonte

 Rama duke bërë një krahasim me vendet e rajonit ku dhe aty ka autostrada me pagesë Rama tha:   “S’ka asgjë të pazakontë e të çuditshme. S’ka një mijë rrugë për rrugët,vetëm dy rrugë ka, ose për mirëmbajtjen e rrugëve paguajnë të gjithë taksapaguesit ose për mirëmbajtjen paguajnë të gjithë përdoruesit

Rama: S’ka formulë tjetër

Rama thotë se nuk ka rruge tjeter, nese opozita di ndonje formule la tregoje

Edi Rama: Do të kemi një Rrugë Kombi që nuk do të rrëshqasë më cdo stinë dhe nuk do bjerë guri nga lart dhe ti bjerë në kokë ndonjë përdoruesi. Do të kemi 45 milionë euro të investuara vetëm në 4 vitet e para. Ashtu sikundër dhe 54 milionë euro të tjera, që në të gjithë harkun e viteve do të shkojnë për rehabilitim dhe mirëmbajtje.

Ka filluar dhe do të investohet për mirëmbajtjen dhe kostoja totale (ku pëfshihet dhe mirëmbajtja rutinë dhe ajo dimërore. Dhe kostoja totale është 160 milionë euro. Nëse ka ndonjë profesor që gjen ndonjë formulë tjetër për 160 milionë euro për të garantuar siguri dhe lëvizshmëri normale pavarësisht reshjeve dhe borës hajdeni na e tregoni, por mos u  bëni qesharakë kur të gjitha problemet e vendit sugjeroni që zgjidhen me kontratën e Vilmës. 




Be the first to comment

Leave a Reply