Rama ftesë opozitës për votën e emigrantëve për 2021




Në paraqitjen programatike, kryeministri Edi Rama i zgjati dorën e bashkëpunimit opozitës për cështjet që na bashkojnë, pavarësisht politikës së ditës duke kërkuar që vendi të mos përbaltet më në arenën ndërkombëtare. Rama premtoi mundësimin e votës së emigrantëve për zgjedhjet e vitit 2021 ndërsa theksoi se bashkimi ekonomik kombëtar mes Shqipërisë dhe Kosovës është diçka që duhet të arrihet.

Kryeministri theksoi se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave por shtyrja vjen si pasojë e sebepeve që nuk kanë lidhje me vendin tonë. Në fund Rama kërkoi analizë e debatit mbi mbulimin e statujës së Skënderbeut për të cilën tha se qëllimi është goditja e harmonisë fetare në vend

Tirane- Në një fjalim me qasje krejtësisht të ndryshme nga ai i 4 viteve më parë.

Kryeministri Edi Rama gjatë paraqitjes programatike, u shfaq reflektues dhe tolerant me opozitën duke kërkuar që debati të përqendrohet tek gjërat që na bashkojnë përtej konfliktit politik

Pasi uroi kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruci duke pritur që drejtimet e seancave të mos jenë si legjislaturën e kaluar, Rama pranoi gabimet që ka bërë në madatin e shkuar si dhe këroi që konfliktet e brendshme, të mos bëhen objekt i përbaltjes së Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Edi Rama: Jo armiq, asnjëherë, po as kundërshtarë. Ju jeni konkurrentë dhe ne nuk kemi ardhur këtu për të luftuar me ju, po me idetë e me politikat tuaja. Shpresoj të jetë kështu edhe për ju!

Kush prej nesh fiton dhe çfarë dreqin fiton, duke e dëmtuar reputacionin e Shqipërisë në sytë e botës?

Absolutisht, askush këtu nuk fiton asgjë. Të tjerë po, dashakeqë të këtij vendi. 

Unë ju shpreh sot të nderuar kolegë, të gjithëve pa përjashtim, opozitarë tradicionalë, apo sezonalë të Partisë Socialiste, gatishmërinë tonë, që të ndërmarrim një nismë të përbashkët, një tryezë të hapur për gjërat e mëdha që duhet të na bashkojnë

Një nga objektivat e qeverisë për këtë 4 vjeçar është mundësimi i votës së emigrantëve për zgjedhjet e vitit 2021.

Edi Rama: Unë ju shpreh sot të nderuar kolegë, të gjithëve pa përjashtim, opozitarë tradicionalë, apo sezonalë të Partisë Socialiste, gatishmërinë tonë, që të ndërmarrim një nismë të përbashkët, një tryezë të hapur për gjërat e mëdha që duhet të na bashkojnë

Përsa i përket Kosovës, Rama uroi kryeministrin Haradinaj dhe i kërkoi që të çojë përpara politikat e bashkimit doganor dhe përmirësimin e gjendjes së kufijve

Edi Rama: I uroj kryeministrit Haradinaj urtësi, fuqi dhe shëndet në të mirën e Kosovës. Uroj njëkohësisht që të biem dakord për kthimin e kufirit tokësor mes dy shteteve në një kufi europian; pa radha kilometrike dhe kontrolle të tepërta policore, mundësisht qysh prej 1 janarit 2018. 

Për kryeministrin, Shqipëria e meriton integrimin edhe pse sebepet brenda Bashkimit Europian që s’kanë lidhje me vendin tonë po e shtyjnë këtë proces.

Edi Rama: Padiskutim, çelja zyrtarisht e negociatave vitin e ardhshëm është ajo çka Shqipëria pret dhe meriton dhe është e padrejtë, sipas nesh, që kjo çështje të vazhdojë të zvarritet për arsye që s’kanë lidhje me Shqipërinë, duke nxjerrë në çdo hap sebepe të reja

Politika zero probleme me fqinjët do të vazhdojë të jetë deviza e qeverisë, por në lidhje me Greqinë, Shqipëria do të kërkojë respekt reciprok dhe do të flasë hapur për të vërtetat e saj

“Ne vazhdojmë të besojmë në devizën tonë, “Zero probleme me fqinjët” dhe do të intensifikojmë përpjekjet për të zgjidhur përmes strukturës tanimë të dakordësuar të dialogut problemet e mbartura me të vetmin fqinj sot që kemi probleme, Greqinë.”

Mesazhi im për fqinjin jugor është i thjeshtë dhe i qartë: Ne duam miqësi reciproke, respekt të ndërsjellë dhe bashkëpunim strategjik.

Për të kujtuar dhe konfirmuar se aleati strategjik i vendit mbeten Shtetet e Bashkuara, Rama informoi se qeveria e re do të dhurojë një fond solidariteti për viktimat e motit të keq në Amerikë

Edi Rama: Duke rikonfirmuar në këtë ditë angazhimin tonë të palëkundshëm në krah të aleatit tonë të madh strategjik, dua gjithashtu të informoj se qeveria e re do t’i dedikojë një fond solidariteti viktimave të shkatërrimeve kolosale që fatkeqësia natyrore po shkakton prej ditësh mbi Shtetet e Bashkuara.

Ngjarja e pak ditëve më parë me bustin e Skënderbeut, sipas kryeministrit kërkon analizë, jo për mbulimin e tij, por për njerëzit që duan të dëmtojnë harmoninë fetare në Shqipëri

Edi Rama: Njerëz që, për hir të të vërtetës, nuk mund të maten as me zgjatimin e fundbarkut të kalit të Gjergjit, mbinë nga dheu nëpër ekrane, portale dhe ballina si embrioni i një krimbi kërcënues, për një ndër kolonat më të rënda mbajtëse të shtëpisë tonë: harmonisë fetare dhe përkatësisë europiane të shqiptarëve.

Rama theksoi se qeveria do të shtyjë përpara reformën në drejtësi për t’i kthyer njerëzve të zakonshmë shpresën se mund ta marrin të drejtën e tyre.




Be the first to comment

Leave a Reply