Rama: Kush refuzon punën nuk merr ndihmë ekonomike




Gjatë një vizite në një fabrikë këpucësh, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se ndihma ekonomike nuk është status i përjetshëm, dhe kush refuzon një ofertë për punë del nga kjo skemë.

Rama shtoi se qeveria tashmë ofron 55 mijë lekë të vjetra për personat që trajonohen për të nisur një punë.

“Ligji është shumë i qartë; nëse ke një ofertë për punë dhe e refuzon, ti del nga skema ekonomike. Është e qartë, pasi është e pamundur që të kenë në ndihmë ekonomike ata që refuzojnë punën. Ky nuk është një status i përjetshëm varfërimi. Kemi dhe këtë skemën tani, japim pagesë për trajnim. Kushdo që është i gatshëm t trajtohet, ne japim 55 mijë lekë të vjetra për këta persona.

Kjo histori duhet të përfundojë. Kush është i aftë të vazhdojë punën. Se i duhet të paguajnë të tjerët që personi të rrijë i mpirë dhe të bëhet i paaftë.”, tha Rama gjatë vizitës në fabrikën e këpuceve e cila pretendohet se ka punësuar një mijë persona në një vit.




Be the first to comment

Leave a Reply