Rama në Bruksel, zyrtarët e PE-së përgëzuan qeverinë për reformat




Zyrtarët e PE-së përgëzuan qeverinë për reformat dhe dhanë sinjale se Shqipëria do të hapë negociatat në qershor.
“Vlerësojmë rolin e Shqipërisë në politikën e jashtme. Jemi 100% në anën e Shqipërisë. Reformat e bëra janë të jashtëzakonshme. Në këto tre katër muaj që vijnë, së pari të kemi një rekomandim të pakushtëzuar pozitiv nga Komisioni Evropian për Shqipërinë, dhe së dyti për të bërë që Këshilli Evropian të vendosë në qershor të çelë negociatat dhe më pas do të fillojmë”,tha Federica Mongherini, Shefe e Diplomacisë, BE.
“Më vjen mirë që këtu shoh shumë eurodeputetë grekë çka tregon e problemet nuk i zgjidhim më me luftë por me bashkëpunim. Ne jemi të shqetësuar për atë që po ndodh në Ballkan, ku po vendoset një kolonizim financiar që e vendos rajonin jashtë qëllimeve të rrethit miqësor evropian”, tha Antonio Tajani, President i Parlamentit Evropian.
Pavarësisht fjalëve të mira të drejtuesve të Brukselit, Edi Rama ishte i drejtpërdrejtë kur tha se vendi duhet të hapë patjetër negociatat.
“Ne mendojmë që meritojmë plotësisht celjen e bisedimeve për anëtarësim. Serbia dhe Mali i Zi që kanë nisur negociatat, duhet të nisin nga puna për reformën në drejtësi, që do të thotë se ata duhet të ndjekin modelin shqiptar. Ata po negociojnë, ndërsa ne akoma jo”, tha Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.
Kreu i qeverisë sonë tha se Shqipëria ka probleme, por jo më pak se sa kanë vende të tjera që tashmë kanë hapur negociatat.
“Nuk mendoj që të thuash se shqiptarët po marrin këtë perandori të krimit në Evropë është serioze. Është qesharake. Ne kemi probleme me krimin e organizuar, por asgjë e veçantë. Kjo është lufta që duhet të bëjmë. Ne nuk po vijmë këtu e të themi na bëni anëtarë, sepse e dimë që nuk jemi gati, por ne duam të nisim bisedimet që të hyjmë në një fazë të re”, tha Edi Rama.
E për të treguar se integrimi nuk është politik, Rama dhe Mongherini shkëmbyen këto batuta.
“Keni tre përfaqësues shqiptarë ne Eurovizion”. “Fituam edhe Sanremon”
Rama në Bruksel u takua me homologun belg dhe komisionarin e zgjerimit, Johannes Hahn.




Be the first to comment

Leave a Reply