Rama: Negociatat janë afër




Shqipëria është shumë pranë hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Në takimin që kryeministrin Edi Rama pati me komisionerin e zgjerimit Johannes Hahn në Bruksel, u diskutua progresi i qëndrueshëm në përmbushjen e prioriteteve kyçe të integrimit.

Rama e Hahn vunë theksin tek ecuria e procesit te vettingut, që këtë javë hyn në fazën vendimtare të zbatimit, me fillimin e dëgjesave publike të gjykatësve e prokurorëve të nivelit të lartë. Gjatë qëndrimit në Bruksel, Rama u takua edhe me homologun belg Charles Michel, i cili mbështet perspektivën europiane të Shqipërisë. Vizita e kryeministrit në kryeqendrën e BE-së zhvillohet pak javë nga publikimi i raportit të progresit të Komisionit Europian të 17 prillit.




Be the first to comment

Leave a Reply