Rama sugjeron fermerët: Ja si ta bëni fshatin të suksesshëm




Kryeministri Edi Rama nga Librazhdi ka sugjeruar të gjithë fermerët që të bashkohojnë dijet në prodhimet bujqësore, në mënyrë që fshati të jetë i sukseshsëm.

Gjatë takimit me fermerët e Librazhdit, kreu i ekzekutivit tha se ky bashkim nuk do të thotë bashkim tokash, por bashkim forcash dhe idesh.

Rama tha se nëse fermerët nuk bashkohen do të bien pre e grosistëve dhe pre e paditurisë, ndërkohë garantoi mbështetje të bashkive.

Rama: Sot suksesi është rezultat i bashkimit, kudo ku ka sukses sot në fshat, suksesi nuk është personal , individual. Kjo nuk do të thotë hajde të bashkojmë tokat, por të bashkojmë mendjen dhe forcat secili në tokën e vet, secili në ato dynym apo ato hektarë që ka. Por ama me një ndërveprim dhe një vendimmarrje, çfarë do prodhojmë dhe do e shesim sëbashku. Nëse jemi të ndarë, dy dynym këtu, tre atje jemi pre e grosisteve që vijnë dhe o na e marrin për 5 lekë ose nuk na i marrin fare. Apo më keq akoma jemi pre e paditurisë me prodhime që na ngelen nëpër shtëpia që kalben dhe hidhen në lumë. Në bujqësi historia e zhvillimeve në BE dhe kudo ku ka suksese tregon se është dija e para, të dish, të jesh i informuar se çfarë kërkon tregu, çfarë është më e mira që mund të bëhet në këtë zonë dhe pastaj të jesh i bashkuar në shitje në mënyrë që të ofrosh sasi të madhe dhe të kontrollosh ti çmimin jo të vinë të ta vendosin të tjerërt çmimin edhe të kapin në hall se mund të të mbetet malli. 




Be the first to comment

Leave a Reply