Rama sulmon LSI: Jeni kategori e tretë. Titi e Luani s’kanë lidhje me zonën e rreptësisë




Në vorbullën politike ku ndodhet Shqipëria, Rama thotë se qeveria dhe PS po luajnë në fushën e Champions League.

Ndërkohë PD është në kategorinë e dytë, ndërsa LSI në kategorinë e tretë.

Edi Rama: “Ne duam të shkojmë më tutje në Chamions League, ne nuk luftojmë këtu për katëgorinë e dytë dhe të tretë. Këta janë kategoria e dytë, Titi me Luanin janë e treta kjo dihet.

Edhe si gjithë ata të kategorisë së tretë rrinë dhe kur i vjen topi në këmbë nuk shohin topin por thembrën e tjetrit. Dhe për këtë i mbajnë që të na gjuajnë këmbëve dhe jo të bëjnë gol.

Dihet që Titi dhe Luani nuk kanë lidhje fare me zonën e rreptësisë. Aty është Monika me çizme në dorë për ti gjuajtur arbitrit. Çfarë të bëjmë? Më thoni çfarë të bëjmë? Përpiqet njeriu ti marrë seriozisht për të respektuar ata që i kanë votuar.”




Be the first to comment

Leave a Reply