Rama takon Fatmir Limajn dhe Albin Kurtin në Tiranë(FOTO)




Kryeministri Edi Rama është takuar me zëvendëskryeministrin dhe kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, dhe me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Nuk dihet shumë detaje lidhur me përmbajtjen e këtij takimi, që përfundoi rreth orës 12:30, ndërkohë Albin Kurti është i ftuar në Konferencën Ballkanike të Partive Socialiste Evropiane

Rama është fotografuar në një nga kafenetë në qendër të Tiranës me dy politikanë shumë të njohur në Kosovë, zv.kryeministrin, njëherësh kryetar i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, dhe kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurti, transmeton ora news.

Por, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur edhe për takimet e tij me politikanë të Kosovës.

Në konferencë, Rama u tregua si zakonisht cinik në raport me mediat, të cilat shpesh i quan “kazanë”, por kësaj radhe tha se nuk dëshiron ta thotë atë fjalë sepse “është fjalë turke e po mërziteni”.

I pyetur nëse takimet e tij me politikanët kosovarë kanë të bëjnë me pajtimin mes tyre pas zhvillimeve të fundit dhe një tjetër pajtim mes Prishtinës dhe Ankarasë, “duke pasur parasysh miqësinë që keni me presidentin Erdogan”, Rama tha:

“Arsyeja pse miqtë tanë nga Kosova janë këtu është për t’u bërë pjesë e kësaj konference dhe kjo konferencë ishte e programuar. Ka kohë. Ndërkohë që për të tjerat, ju e dini komentin tim kur vjen puna për teoritë e konspiracionit dhe teoritë e teorive të teorive nëpër media, por nuk po e them atë fjalën turke sepse mërziteni”.

Tutje, ai foli edhe për gjendjen në Shqipëri pas protestës së dhunshme në Kalimash nga qytetarët kuksiane dhe të tjerë në kundërshtim të taksës rrugore, ndërsa për akuzat që lideri demokrat Lulzim Basha bëri gjatë ditës së sotme ndaj tij, se Rama ka uzurpuar shtetin, prokurorinë e gjykatat, ky i fundit tha:

“Thjesht nuk i përgjigjem. Problemi im sot dhe gjatë gjithë këtyre ditëve ka qenë dhe mbetet zgjidhja që duam dhe do t’i japim atyre që janë realisht subjekt i sistemit të pagesës dhe patjetër që në fund do të vlejë ajo që ne do të bëjmë për ata që jetojnë në Kukës dhe jo çfarë thotë njëri apo tjetri. Pastaj ju e dini shumë mirë se as kur flas anglisht dhe jam me miqtë që kuptojnë anglisht nuk merrem me opozitën e vendit tim”, theksoi ai.

Vizita e presidentit të Kosovës në Tiranë vjen 3 ditë pas protestës në rrugën e Kombit, por edhe një javë pas ekstradimit të 6 shtetasve turq si mbështetës të Gylen.

Ndërkohë sot mbahet seanca për vlerësimin e masës së sigurisë së të arrestuarve për Rrugën e Kombit.

Në foto shihet edhe deputeti Taulant Balla.




Be the first to comment

Leave a Reply