Raporti i progresit dhe detyrat që na presin




Kreu i opozitës shqiptare në Maqedoni, kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami, në kolumnën e tij në gazetën KOHA të titulluar: Raporti i progresit dhe detyrat që na presin shkruan:

Në raport është konstatuar se, edhe më tutje dobësitë kryesore të ekonomisë mbeten. Këto përfshijnë mangësi në mjedisin e biznesit, siç janë zbatimi i dobët i kontratave dhe një ekonomi e madhe informale. Problemet strukturore të tregut të punës pasqyrohen në aktivitet të ulët dhe shkallë të lartë të papunësisë…

Në momentin historik që e jetojmë, duke analizuar shumë parametra të zhvillimit shoqëror, në veçanti atij ekonomik, mund lirisht të themi se motiv më i mirë se të qenurit pjesë e familjes së zhvilluar evropiane nuk ka, veçanërisht për shtetet si Maqedonia.

Që në fillim të tij raporti i vë notën diçkaje që nuk do të pranohet nga shumë politikanë vendës, deri dje në pozitë e sot në opozitë, se vendi më në fund ka kapërcyer krizën më të rëndë politike që nga viti 2001. Pra, kur të gjithë mendonim se pas vitit 2001 përfundimisht jemi mbushur me mend dhe e kemi kuptuar seriozisht përgjegjësinë që na takon para gjeneratës që e përfaqësojmë, por edhe atyre që do të vijnë, ne vazhduam me avazin e vjetër, ndoshta edhe më keq se në vitin 2001. Pra, jo më shumë se 10 vite pasi kaloi kriza e 2001-shit, si rezultat i politikanëve të papërgjegjshëm, ne përsëri u ballafaquam me një situatë që rrezikoi seriozisht themelet e shtetit. Dhe kjo situatë zgjati për një periudhë të gjatë deri sa miqtë tanë e kuptuan se përsëri duhej intervenuar për të shpëtuar shtetin nga politikanë të papërgjegjshëm.

Kolumnën e plotë mund ta lexoni në http://www.koha.mk/raporti-i-progresit-dhe-detyrat-qe-na-presin/

 

 




Be the first to comment

Leave a Reply