Rashkovski: Masa disiplinore ndaj 60 të punësuarve




Sekretariati i Përgjithshëm pranë Qeverisë ka proceduar masa disiplinore ndaj 60 të punësuarve në këtë organ Qeveritar. Shërbyesit adiminstrativ janë punësuar kryesisht në mandatin e fundit të Qeveris së kaluar, por që me vite nuk janë paraqitur në punë, ndërkohë që kanë marr rroga dhe kanë shfrytëzuar pushimet vjetore.

Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski thotë se këto punësime janë bërë për qëllime partiake, ndërsa më pas pushteti i kaluar i ka sistemuar nëpër njësi lokale sipas nevojave partiake. Rrogat e tyre deri më tani kanë shkëputur mbi 800 mijë euro nga buxheti shtetëror. Ndaj të njëjtëve do të procedohet edhe penalisht, ndërsa në mesin e tyre do të jetë edhe ish Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Kiril Bozhinovski.

“Këta të punësuar në 2-3 ose 4 vitet e fundit, pavarësisht kush prej tyre kur është pranuar në punë, paraprakisht nga orari i mëhershëm janë paraqitur një ditë në javë edhe kanë nënshkruar gjoja se kanë qenë të pranishëm atë ditë. Në katër ditët tjera të javës nuk ka pasur asnjë paraqitje. Pra edhe atë ditë kur është paraqitur nuk ka pasur asnjë angazhim përveç se të vijnë dhe të paraqiten” –  deklaroi Dragi Rashkovski, Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë.

Nga viti në vit numri i këtyre personave është zvogëluar. Aktualisht rrogë nga Sekretariati i Përgjithshëm marrim rreth 60 persona. Të njëjtit tani paraqiten në punë.

“Këta persona akoma marrin rroga për fat të keq, pasi që rrethanat aktuale nuk mundësojnë që këto persona të largohen nga puna. Këta persona vijnë në punë por mohojnë çdo detyrë që i caktohet “–  tha Dragi Rashkovski, Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë.

Masat disiplinore ndaj të njëjtëve do të vlejnë deri në përfundimin e periudhës zgjedhore. Nga ana tjetër, të punësuarit, respektivisht 32 prej tyre lidhur me vendimin e Sekretariatit të Përgjithshëm janë ankuar deri tek Komisioni për anti-korrupsionin i cili ka marrë përsipër shqyrtimin e ankesës së tyre, me rast do të kërkojë nga qeveria dëshmi dhe dokumente mbi punësimet e bëra dhe masat e ndërmarra nga ana e ekzekutivit.

Nga Qeveria paralajmëruan analiza e Sekretariatit të Përgjithshëm do të shtrihet edhe nëpër organet tjera Qeveritare, përfshi edhe ministritë dhe drejtoritë. /Alsat-m/




Be the first to comment

Leave a Reply