Rasti i Almirit fillon nga e para, Kusigerskën s’ka kush e ndërron!




Kumanovë, 15 shkurt – Lënda gjyqësor kundër Boban Iliq, vrasësit të Almir Aliut, në Gjykatën e Kumanovës do të fillojë nga e para. Lajmin për gazetën KOHA e konfirmoi avokati i familjes Aliut, Asmir Alispahiç, I cili tha se për shkak të kalimit të 90 ditëve që kur është zhvilluar seanca e fundit, ky proces gjyqësor me listë të re dëshmive do të nisë nga e para. Ndërkohë, sa i përket largimit të prokurores, Suzana Kusigerska, nuk është pranuar kërkesa e palës mbrojtës dhe e njëjtat tutje do ta përfaqësojë aktakuzën e ngritur nga Prokuroria e Kumanovës. (koha.mk)




Be the first to comment

Leave a Reply