Reagimi i deputetit të Lëvizjes Besa Fadil Zendeli pas akuzave të Artan Grubit




Pas kritkave që deputeti i BDI-së Grubi, i bëri mbi Lëvizjen BESA, për gjoja mos përkrahjen e reformave, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i deputetit të Lëvzijes BESA Fadil Zendeli, i cili i ka hedhur posht akuzat e Grubit.

Zendeli deklaroj se: Levizja Besa nuk bën bllokimin e kuvendit por thjesht po deshmojmë se nuk jemi maqineri votuese per gjithçka që na servohet nga BDI. E deklarojme publikisht se jemi pro reformave dhe do i mbeshtesim ato por njekohesisht jemi kunder imponimeve per vazhdimin e partizimit të institucioneve.

Ka kaluar koha kur kokë në vete dikush ka bëre çka ka dashur. Levizja Besa do jete konstruktive për aq sa kemi të bëjmë me qasje konstruktive. Qasja imponuese nuk mund të kalojë, ashtu sikur është mesuar dikush që nga qeverisja e regjimit të kaluar.

Përndryshe Lëvizja Besa, në vazhdimësi i ka përkrahur dhe do t’i përkrah proceset reformuese, si dhe çdogjë të mirë që ndihmonë në përmirësimin e jetës së shqiptarëve, por edhe të gjithë banorë të Maqedonisë.

Lëvizja Besa mbështeti ligjin e gjuhëve, dhe do të mbështes të gjitha veprimet, që do jetë në të mirë të shqiptarëve, edhe perkundër asaj që është në opozitë.




Be the first to comment

Leave a Reply