REAGIMI I HAXHIUT PËR DY SEANCAT: T’I JEPET FUND TURPIT DHE TË RESPEKTOHET BETIMI




Dy seanca si jashtëzakonisht të rëndësishme i ka cilësuar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, seancën në Kuvendit të Kosovës ku pritet të votohet për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi si dhe seanca në Gjykatën e Apelit për katër aktivistët e VV-së, shkruan Insajderi.

Haxhiu lidhur me seancën e parë që do të mbahet për katër aktivistët e VV-së që janë të dënuar për sulm ndaj kuvendit të Kosovës, ka thënë se duhet dhënë fund turpit dhe padrejtësisë ndaj aktivistëve.

Ndërsa Haxhiu për seancën e kuvendit ku pritët të votohet për demarkacionin ka thënë se deputetët duhet të respektojnë betimin e dhënë dhe ta votojnë kundër marrëveshjes.

“Sot mbahen dy seanca jashtëzakonisht të rëndësishme. Në të parën pra atë të Apelit, duhet dhënë fund turpit dhe padrejtësisë ndaj aktivistëve ndërsa në të dytën deputetët duhet të respektojnë betimin e dhënë pra të votojnë kundër marrëveshjes që i falë mbi 8200 ha, Malit të Zi”, ka thënë Haxhiu./Insajderi.com




Be the first to comment

Leave a Reply