Reagin VMRO-ja për bllokimin e pronave: PSP-ja veproi politikisht




VMRO-ja ka reaguar pas vendimti të Prokurorisë Speciale për t’ia ngrirë 69 prona të saj. Sekretari i përgjitshëm i VMRO-së, Igo Janushev, deklaroi se Zaevi vendosi që ta shfrytëzojë kartën e fundit, e shfrytëzoi “PSP-në partiake” dhe gjyqësorin klientelist, për ta ngrirë pronën e VMRO DPMNE-së.

“Për herë të parë në historinë e Maqedonisë por edhe në Evropë, ngrihet prona e një partie opozitare. Kjo është demokracia për të cilën zotohen Zaevi. Kërkesa e PSP-së dhe vendimi i gjykatësve janë pa bazë juridike dhe të motivuara politikisht”, deklaroi Janushev.




Be the first to comment

Leave a Reply