Rektori i UT-së jashtë kontrollit partiak, a është kjo arsyja që revizorët do të zbarkojnë në Universitetin e Tetovës, me dyshime për parregullsi




Vjelja e një takse prej 50 eurove nga studentët që kryejnë praktikën ka nxitur dyshime për shkelje ligjore dhe keqpërdorime në Universitetin e Tetovës. Zyrtarët e UT kanë thënë se ky veprim është në përputhje me ligjin.
Por ndryshe ka theksuar sot ministrja e Arsimit, Renata Deskoska, e cila vjen nga bota akademike si profesoreshë universitare. Sipas Deskoskes, kjo taksë bie në kundërshtim me Ligjin për arsimin e lartë dhe se një veprim i tillë do të shqyrtohet nga Inspektorati shtetëror i arsimit.

“Kjo nuk është e lejuar dhe nuk ka bazë juridike për një kërkesë të tillë. Për kundër kësaj, universitetet obligohen të sigurojnë praktikë dhe të mos paguhet ajo. Me të vërtetë jam e habitur nga ky informacion. Do ta shqyrtojmë rastin. Do ta njoftoj Inspektoratin shtetëror për arsim dhe së pari ta konfirmojmë a është e vërtetë dhe nëse po gjithsesi se do të ketë masa Inspektorati përkatës”, theksoi për Alsat, Renata Deskoska, Ministre e Arsimit.
Ligji për arsimin e lartë është i qartë. Neni 45, paragrafi 6 i mundëson universiteteve të bashkëpunojnë me institucione, por duke mos obliguar studentët të paguajnë taksë ndaj universitetit. Taksa e njëjtë ka qenë aktive vite më parë, por ishte anuluar me vendim të Senatit të UT-së. E njëjta u rikthye përsëri, duke kushtezuar në të njëjtën kohë pagesën e punës praktike me regjistrimin e semestrit.




Be the first to comment

Leave a Reply