Renzi mban fjalimin e paprecedent: Na thatë mafiozë dhe vrasës, mirë pra bëjeni vetë qeverinë (VIDEO)




Kreu i Partisë Demokratike, Matteo Renzi, i cili konsiderohet si humbësi i madh i zgjedhjeve në Itali ka mbajtur nëj fjalim të fuqishëm gjatë mbrëmjes së djeshme para mediave duke akuzuar fortë kundërshtarët e tij se kishin bërë një fushatë të pandershme.

“Na kanë quajtur mafiozë, të korruptuar, të shëmtuar. Keni thënë që i kemi duart me gjak. Mirë atëhere, bëjeni vetë qeverinë tani nëse jeni të zotë”, i iu drejtua Renzi kundërshtarëve të tij politikë si Lega Nord, 5 Yjet apo atyre të qendrës së djathtë të udhëhequr nga Berlusconi, përcjell Albeu.com.

“Pozicioni ynë tani është opozita”., – tha Renzi.

Partia e Renzit mori një rezultat negativ në zgjedhje duke humbur edhe bastionet e saj në Italinë qendrore dhe jugore, të cilat votuan masivisht për 5 Yjet.

Ekspertët e politikës italiane e lidhin këtë humbje me rritjen e papunësisë në zonat e jugut si edhe të perceptimit se mafia ka rritur prezencën në vendimarrjet politike.




Be the first to comment

Leave a Reply