Republika Demokratike e Kongos, uria në gjendje alarmante




OKB (AA) – Në një deklaratë të përbashkët nga programi Botëror i Ushqimit të Kombeve të Bashkuara (OKB), dhe Organizata e Ushqimit dhe e Bujqësisë e OKB-së njoftohet se në Republikën Demokratike të Kongos po përjetohet një mungesë e rëndë e ushqimit për shkak të përleshjeve dhe emigracionit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratë thuhet se numri personave të prekur prej “urisë së ashpër”, që është një nivel para krizës së urisë, që nga muaji qershor i vitit të kaluar e deri në periudhën e njëjtë të këtij viti është rritur për 1,8 milionë persona dhe ka arritur në 7,7 milionë persona.

“Nëse nuk mbërrijnë ndihmat gjendja do të përkeqësohet”

Në deklaratën ku theksohet se tokat bujqësore në zonat e konflikteve gjatë dy sezoneve të fundit po shkatërrohen dhe se për këtë arsye fermerët nuk po arrijnë t’i marrin prodhimet, bëhet e ditur se furnizimi me ushqim ka rënë në nivele kritike dhe që përveç përleshjeve, vendi po ballafaqohet me pushtimin e krimbave dhe me sëmundje ngjitëse si kolera dhe fruthi.

OKB paralajmëron se në rast të mosarritjes së ndihmave në mënyrë emergjente gjendja në vend do të përkeqësohet.




Be the first to comment

Leave a Reply