Rikthehet Marina Vjollca, më joshëse se kurrë




Një tymnajë thashethemesh është ngritur rreth saj prej kohësh, bashkë me dyshimet për një shtatzëni të mundshme, fakti që ajo mori një pauzë të gjatë nga rrjetet sociale i ka konfuzuar të gjithë. Mos ndoshta, po na fsheh diçka? Apo ka vendosur të ketë një “frymëmarrje” të gjatë larg rrjeteve sociale, intervistave, mediave, etj.

Sot, të gjithë dyshimet rrëzohen sepse moderatorja e njohur është rikthyer! Më e bukur dhe më joshëse se kurrë, Marina Vjollca na përshëndet nga profili i saj zyrtar në instagram me një foto ku ajo shfaqet në formë të përkryer fizike dhe në dixhiturën e fotos shkruan: “Hello, hello”.

Ndoshta, kjo shkëputje e gjatë i ka shërbyer bukuroshes së ekranit shqiptar për t’u fokusuar në gjërat që janë burim shpirtëror për të, siç janë relaksi në pushime, bashkëshorti Getoari, familja, etj. Por, për një gjë jemi të sigurt, prezenca e Marinës na kishte munguar vërtet!




Be the first to comment

Leave a Reply