Rikthimi i fuqishëm




Kur të gjithë mendonin se fati i Lëvizjes Besa do të jetë i njejtë me disa parti tjera, të cilat sapo u formuan edhe u shkatërruan, mbrëm në iftarin e organizuar në qytetin e Tetovës, edhë njëherë Lëvizja Besa tregoj se është parti shumë e fuqishme, dhe se pavarësisht pengesave që dalin në rrugë, ato janë të kalueshme dhe e bëjnë më të fortë.

Mbrëm në Tetovë edhe njëherë u tregua dëshira për ndryshim, dhe Tetovarët këtë ndryshim duan ta shohin vetëm me Lëvizjen Besa, e cila duhet t’u prijë proveseve tek shqiptarët e maqedonisë.

Lëvizja Besa me në krye Kryetarin e saj Bilall Kasami, edhe kundrejt të gjitha sulmeve qe vinin këto muaj nga qarqe të ndryshme, arriti t’i përballojë dhe sigurishtë që të dal edhe shumë herë më e fortë se sa që ishte.

Tetovarët treguan qarte, se mbështesin Lëvizjen Besa, parti e cila ka një potencial të jashtëzkonshëm për të ju ndihmuar shqiptarëve në maqedoni, por edhe shtetit në përgjithësi.

Nëse dikush ka pasur dyshime se Lëvizja Besa, tashmë i takon historisë, nga mbrëm çfo dyshim u qartësua, duke ua bërë të qartë dhe duke ua kujtuar kundërshtarëve politikë, se Lëvizja Besa rikthehet fuqishëm, dhe ky rikthim do të ju kushtojë shumë atyre që do të garojnë në zgjedhjet e ardhëshmë me Lëvizjen Besa.




Be the first to comment

Leave a Reply