Rita Ora bëhet pjesë e listës së personazheve më të pasur




Sunday Times Rich List’ ka përfshirë në këtë listë edhe kënëtarët e suksesshëm si Ed Sheeran, Rita Ora dhe Calvin Harris.

Sheeran fitoi 28 milionë paund vitin e kaluar duke arritur pasurinë e tij në një total 80 milionë paund. Calvin Harris është i vetmi që ka hyrë në Top 20 me 140 milionë paund pasuri dhe së fundmi Rita Ora iu është bashkuar listës së muzikantëve të rinj më të pasur me 16 milionë paund.

Përveç faktit se 4 këngët e saj kanë qenë në Top 10 në Mbretërinë e Bashkuar në 12 muajt e fundit, Rita Ora është shfaqur në filmat e ‘Fifty Shades’ dhe ka pasur marrëveshje fitimprurëse me linjën sportive të ‘Adidas’, firmën e brendshme ‘Tezenis’, ‘Rimmel’ dhe Marks & Spencer.

Robert Watts, i cili harton ‘Sunday Times Rich List’, tha: “Për vite me rradhë lista jonë e milionerëve në muzikë është dominuar nga këngëtarët e vjetër si Rolling Stones dhe Elton John, të cilët kanë një audiencë më të vjetër në gjendje të paguajnë një çmim për të parë përformancat e tyre të preferuara. Por gjërat po ndryshojnë për mirë kohët e fundit.”




Be the first to comment

Leave a Reply