Roma përrallore nën dëborë!




I ftohti siberian arriti edhe në Romë, duke mbuluar kryeqytetin italian me dëborë.

Ndërkohë që shkollat ??u mbyllën dhe transporti publik u paralizua, banorëve të “Qytetit të Përjetshëm” iu dha mundësia e rrallë për të bërë ski dhe marrë foto fantastike.

Ishte dëbora më e madhe në Romë në gjashtë vjet.

I paaftë për të trajtuar stuhitë e tilla, autoritetet e qytetit mesdhetar kërkuan ndihmën e ushtrisë për pastrimin e rrugëve.

Pamjet e dronit tregojnë Koloseun mbuluar nga dëbora duke dhënë një pamje përrallore. /sn/




Be the first to comment

Leave a Reply