Ronaldinho qesh me mediat – nuk jam martuar me dy gra




Ish idoli i Brazilit dhe Barcelonës nuk e ka në plan që të martohet me një person e lërë më dy – edhe pse ai sheh anën qesharake të këtij tregimi
Legjenda e futbollit brazilian ka qeshur me raportet e mediave që ai planifikon që të martohet me dy të dashurat e tij në një ceremoni të madhe në Rio de Janeiro.
Sipas gazetës lokale të thashethemeve Leo Dias që e dha lajmin të enjten, ish ylli i Barcelonës planifikon që të bëj një ceremoni ku do të martohet me dy të dashurët e tij.
Ronaldinho ka lidhje të hapura me dy të dashura Priscilla Coelho dhe Beatriz Souzaqë disa vite kurse është shkruar se ai do të shkel ligjin për martesa në Brazil duke u martuar me dy gra.
Dias kishte shkruar se ata do të mbajnë një ceremoni intime me familjen e Ronaldinhos, ku edhe motra e tij pritej që t’ju bashkohej.
Kurse sot, të shtunën, ylli në pension e ka parë anën qesharake të kësaj derisa ka thënë se nuk e ka në plan të martohet.
“Është një gënjeshtër e madh. Ashtu ishte thënë, por është genjeshtër”, ka shpjeguar ai për SporTV.
“Të gjithë në botë po me thërrasin dhe dërgojnë mesazhe, është qesharake. Nuk jam duke u martuar!”




Be the first to comment

Leave a Reply