Ronaldo pushon edhe sonte ndaj Espanyol-it




Cristiano Ronaldo do të pushohet për së dyti herë brenda javës, pasi që nuk do të luajë në ndeshjen e sontme që mbretërit e zhvillojnë ndaj Espanyol-it.

Portugezi ishte pushuar javën e kaluar në ndeshjen që Reali e fitoi si mysafir i Leganes, ndërkaq në vikend u rikthye i freskët duke shënuar dy gola.

Ndërsa, francezi ka vendosur që t’ia japë sërish pushim Topit të Artë, ndoshta për ta lënë atë të gatshëm për ndeshjen kthyese ndaj Paris Saint-Germain në kuadër të Ligës së Kampionëve./kk/




Be the first to comment

Leave a Reply