Rrëfimi që të përlot…Kur një nënë nuk do ta ushqejë foshnjën e saj me gji




Para ca vitesh, kur solla ne jete njërin prej fëmijëve, unë dhe nënat e tjera duhet të shkonim në një dhomë të veçantë për tu dhënë gji foshnjave tona.

Në periudhën e parë të lindjes së fëmijës të gjitha nënat janë të frikësuara se mos ndoshta nuk kanë mjaftueshëm gji ose nuk ju vjen fare. Është e qartë që kemi shkëmbyer këshilla, mendime, frikëra, emocione, por edhe përvoja ndërkohë që mbanim në krahë dhe ushqenim me gji fëmijët.

Stafi ishte shumë i mirë dhe na ndihmonim në çdo moment dekurajimesh kur fëmijët nuk flinin apo nuk donin të pinin gji.

Infermieret na ndihmonin dhe na jepin udhëzimet e duhura në lidhje me çdo pyetje që ne kishim.

Në mesin e të gjitha nënave ka qenë një e cila më ka impresionuar. Qëndronte e ulur në heshtje dhe fëmijën e mbante para. Deri më tani gjithçka ishte në rregull. Por gjëja që më goditi ishte fakti se ajo nuk bëri asnjë hap për t’i dhënë gji fëmijës. As nuk u përpoq t’ja tregonte gjirin.

E puthte fëmijën e përkëdhelte, por nuk i jepte gji. Nuk ishte as e tensionuar. Asgjë. Ishte shumë normale. Pas disa minutash infermierja arriti me shishe në dorë dhe me një qetësi totale filloi të ushqente fëmijën.

Të gjitha ne shkonim në atë dhomë disa herë në ditë dhe domosdo që do të krijonim dhe miqësi. Me disa ajo krijoi një lloj afrimiteti. Kurse unë jo.

Një grua e gjeti kurajon dhe e pyeti se pse nuk e ushqen fëmijën me gji.

Ajo me qetësinë më të madhe u përgjigj se nuk ka asnjë lloj arsye. Thjesht kështu e kam zgjedhur. Por sigurisht që fëmija udhëhiqet nga instikti i nënës, nga aroma e saj, nga shurma e zërit të saj dhe nga çdo gjë tjetër.

Stafi bënte shpesh mbledhje me nënat mbi rëndësinë që kishte qumështi i gjirit. Por ajo përsëri vazhdonte dhe i jepte me shishe dhe ishte e bindur për vendimin e saj.

Fëmija sigurisht që do të rritet dhe me qumësht formulë, por nga qumështi i nënës do të merrte disa vitamina më shumë.

Ky veprim më ka ngelur në mendje sepse më duket e çuditshme në qoftë se një nënë ka aftësinë për t’i dhënë qumësht fëmijës dhe vendos të mos i japë për çfarëdolloj arsye tjetër.

Me të vërtetë që nuk e kuptoj këtë vendim, por në të njëjtën kohë dhe nuk e dënoj. Gjithkush është i lirë të bëjë atë që mendon dhe në mënyrën që ai e konsideron të përshtatshme.




Be the first to comment

Leave a Reply