Rrëqethëse: Ky ishte urimi i fundit i nënës për Aulonin (Foto)




Aulon Zeka 16 vjeçar nga Prishtina, ishte gjetur i vrarë të shtunën në ora 11:00 të ditës. Zeka, për herë të fundit ishte dalë nga shtëpia të premten rreth orë 21:00 të mbrëmjes.

Auloni u varros me 17 shtator, ku në ceremoninë e varrimit ishin të pranishëm mijëra qytetarë, për të ia lehtësuar dhimbjen familjarëve për ngjarjen tragjike, transmeton ORAinfo.

Në rrjetet sociale  është duke qarkulluar urimi i nënës së tij për ditëlindjen e  16-të. Ky ishte urimi i fundit i saj për Aulonin.

Shumë urime për djalin tim..! I falënderohem Zotit që të kam.. T’i uroj të gjitha të mirat e botës, shëndet, suksese në jetë. Të gjitha dëshirat tu plotësofshin. Urime loçka e nënës”, përfundon urimi i nënës drejtuar të birit.

Pas kësaj ngjarje të rëndë janë arrestuar dy të dyshuar, një djalë dhe një vajzë nën dyshimin se e kanë privuar nga jeta Aulonin.




Be the first to comment

Leave a Reply