Rritet niveli i liqenit të Dojranit, zvogëlohet në atë të Ohrit dhe Prespës




Është rritur trefish niveli i Liqenit të Dojranit nga 83 centimetrat mesatare për shtatorin, në 179 centimetra, tregon matja e sotme hidrologjike.

Sipas Drejtorisë për Punë Hirdometeorologjike, niveli i liqeneve të Ohrit dhe të Prespës është zvogëluar në krahasim me mesataren për shtator.

Nivelet e lumenjve, janë më të ulëta nga mesatarja për shtatorin. Përjashtim janë vetëm lumi Bregallnicë afër Berovës ku ka rritje minimale dhe lumi Strumicë afër Sushevës.




Be the first to comment

Leave a Reply