“Rrjedhja” e votave për Ruçin, shpjegimi i Grida Dumës




“Rrjedhjen” e votave nga opozita në favor të zgjedhjes së Gramoz Ruçit në postin e kryetarit të Parlamentit, zëdhënësja e grupit parlamentar të PD-së, e shpjegon me faktin që opozita vendosi me qëllim që të linte vetëm PS-në të administronte votimin dhe numërimi duke mos propozuar anëtar në komisionin përkatës.

Duma: Grupi parlamentar i Partisë Demokratike vendosi me qëllim të qartë të lërë Partinë Socialiste të administronte numërimin dhe votimin; pikërisht për të vërtetuar deri ku shkon e keqja. U faktua!

Sot u vodh dhe u manipulua edhe rezultati i sigurtë.

Mosmarrja pjesë e opozitës, Partisë Demokratike në komisionin e votimit u bë pikërisht për të faktuar se udhëheqësia me “Ruçë” do të jetë si në diktaturë, ku shkruheshin dëshmitë e rreme në dosjet që do të përcillnin vrasjet reale.

Në seancën e parë të kësaj legjislature u krye vrasja e parë e votes se lirë!

Në një postim të mëvonshëm në Facebook, Duma e konsiderues intrigë të vogël atë që ajo e quan kurdisje e historisë me vota të rrjedhura.

Duma: Kurdisja e historisë me vota gjoja të rrjedhura është një intrigë e vogël për te larguar vëmendjen e opinionit nga fakti që për herë të parë qeveria amerikane ka bojkotuar çeljen e punimeve të Kuvendit të Shqipërisë për shkak se në krye të tij u vendos një njeri të cilin qeveria amerikane e ka ndaluar përjetësisht të hyjë në SHBA prej lidhjeve me krimin dhe trafiqet.

Edi Rama dhe ata që i mbajnë ison për çfarëdo interesi dhe motivi, as nuk e ndikojnë fare Partinë Demokratike dhe kauzat e saj.




Be the first to comment

Leave a Reply